Tragjike/ 24-vjeçarja vetëvaret në kasollen e lopës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Losnik të Pogradecit. Burime për mediat bëjnë me dije se një 24-vjeçare është vetëvarur në haurin e lopës. Ajo kishte shkuar tek shtëpia e prindërve dhe ngjarja ka ndodhur atje. Syri.tv raporton se bëhet fjalë për shtetasen Rexhina Dervishi, e cila ishte nënë e një fëmije të vogël. E reja është transportuar në spital, por nuk ka mundur të mbijetojë. Janë të paqarta rrethanat. Ajo ishte e martuar në Prrenjas.

Njoftimi i policisë: Pogradec/Informacion paraprak/ Më datë 01.08.2021, në mbrëmje, në fshatin Losnik, Pogradec, në banesë, është gjetur e vetëvarur shtetasja R. D., rreth 24 vjeçe. Nga këqyrja paraprake e trupit, nuk vërehen shenja dhune përveç asaj të shkaktuar nga vetëvarja. Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.