Gjithçka ndodhi në 3-5 minuta. Kështu deklaroi koordinatori i Qendrës COVID në Tetovë, Gazim Nuredini.
Sipas tij, gjatë asaj kohe të pranishmit arritën të shpëtojnë 12 jetë pasi në këtë spital ra një zjarr i fuqishëm.
“Gjithçka zgjati 3-5 minuta. Ekipet mjekësore, stafi dhe njerëzit që ishin jashtë, të afërmit që donin të komunikonin me ne ata të gjithë ndihmuan dhe gjithçka ndodhi në tre minuta.
Vetëm ata 12 pacientë mbijetuan gjatë asaj kohe. Të tjerët nuk patën sukses sepse flakët mbuluan të gjithë hapësirën në tre minuta”, -tha Nuredini.
“Ishte e çuditshme për mua …nëse do të ishte dru i thatë nuk do të digjej në një kohë kaq të shkurtër, por le të shohim se çfarë do të thonë ekspertët” -shtoi Nuredini.
Nuredini, deklaroi sot se identifikimi i disa viktimave po shkon me vështirësi dhe se për to duhet të bëhet analiza e ADN-së.