Tragjedia e 4-fishtë në Qerret, publikohen fotot e dy prej viktimave, kush janë nënë e bijë që u gjetën të vdekura brenda hotelit

 

Të tjera detaje dalin në dritë nga tragjedia e katërfishtë në Qerret të Kavajës, ku katër turistët rusë u gjetën të pajetë në një hotel. Mediat ruse kanë publikuar fotot e dy prej viktimave, përkatësisht të nënë e bijë, Nataliia Burenkova, 58 vjeç,e dhe Ekaterina Burenkova 31 vjeçe. Shtypi rus shkruan se e 58-vjeçarja vuante nga kanceri dhe për këtë arsye nuk është futur në saunë.

Viktimat u gjetën në hotel të veshur me veshje të përshtatshme për saunën, por nuk është ende e qartë nëse ata ishin futur aty apo jo. Ndërsa, të afërmit e viktimave kanë deklaruar se asnjëri prej tyre nuk konsumonte alkool ose lëndë narkotike. Shkaku i vërtetë i vdekjes pritet të përcaktohet pas rezultateve të autopsisë.

Ndërkohë, 31-vjeçarja dhe i fejuari i saj, i cili po ashtu u gjet i vdekur, do të martoheshin pas pushimeve që çifti kishte nisur prej disa ditësh me prindërit e të resë.


Ngjarja tragjike ndodhi mbrëmjen e të premtes, rreth mesnatës, ku viktima janë Natalia Burenkova, 58 vjeçe, Sergei Burenkov, 60 vjeç, Nikita Belousov, 37 vjeç, dhe Ekaterina Burenkova 31 vjeçe.