Ish- zv ministri i Drejtësisë Toni Gogu është prezantuar dje si Prefekti i Ri i Qarkut Tiranë duke zëvendësuar Znj. Susazana Jahollari.
Gjatë prezantimit të Gogut në këtë detyrë ishin të pranishëm edhe kryetari i Bashkisë Kavajë Redjan Krali, Kryetarja e Bashkisë Rrogozhinë Antonela Dedej etj.
“Ditë Falenderimi 🙏
Falenderoj Kryeministrin Edi Rama dhe Këshillin e Ministrave për besimin që më dhanë të shërbej si Prefekt i Qarkut të Tiranës.
Falenderoj Prefekten Suzana Jahollari për pasionin dhe përkushtimin në ushtrimin e detyrës. Së bashku me kolegë të tjerë paraardhës, kanë ndërtuar standarde institucionale, mbi të cilat do të vazhdojmë të ndërtojmë më tej traditën e shërbimit të denjë për qytetarët.
Falenderoj Deputetin Bushati, Zëvendësministren Kuko, drejtuesit e Bashkive të Qarkut të Tiranës dhe kolegët e Prefekturës për paraqitjen inkurajuese të detyrës.
Për kolegët e Këshillit Bashkiak, me të cilët jam i bindur që do të ritakohemi në kantieret e rindërtimit të Tiranës tonë të dashur, kam vetëm respekt dhe mirën