Imami Dashnor Karaboja ka ngritur shetësimin e mungesën së tregut për shitjen e rrushit.
Përmes një mesazhi në Facebook, Karaboja pyet se ku është shteti për tu ardhur në ndihmë fermerëve të Gërmenjit të Rrogozhinës.
Mesazhi i Dashnor Karaboja:
Gërmej, 21 Gusht 2022.
E përfytyroni dot sesa tonalata rrush kanë vetëm këto dy parcela që kam nxjerrë unë !?
Tani, e paramendoni dot sesa mund dhe kosto është dasht që të bëhen këto tonelata (me çmimet e reja të naftës dhe plehrave) !?
Sot, ehh sot shteti, ky shtet hajdut që kemi ndërtuar në 30 vite duhet të ishte aty, duke llogaritur dhe duke u qarë hallin, për humbjen që se paramendoj dot sesa do të jetë !?
Po ku është shteti !!!?
Shteti është andej nga vilat e Samir Manes, ose nga Dhërmiu ose tutje më poshtë, ose ose kanë ik fare në Maldive ….. ose po meren me ndonjë shkresurinë inceneratori, konçensioni apo ndonjë investitor strategjik të kushërinjve.
Si të doni bëjeni, por qyteti pa bujqësinë, pa fshatarin dhe pa punën e tij është i marë fund ….. dhe ne po shkojmë drejt saj. 😠😔😒😶