Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë. Mësohet se një 56-vjeçar duke riparuar tamburet e makinës me gurë fresibël, aksidentalisht është prerë në kokë. Nga prerja, 56-vjeçari ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Njoftimi i Policisë
Tiranë/Informacion paraprak Më datë 31.08.2024, rreth orës 07:40, në rrugën “Siri Kodra”, shtetasi A. M., 56 vjeç, dyshohet se duke riparuar tamburet e makinës me gurë fresibël, aksidentalisht është dëmtuar (prerë) në kokë, dhe si pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes