Kreu i PD Dega Kavajë Hysen Kadiu ka ftuar qytetarët t’i bashkohen protestës kombëtare për shpëtimin e Shqipërisë.
Në mesazhin e tij, Kadiu thotë se Kavajasit duhet të dalin në protestë kundër qeverisë për ti bërë ballë planit famëkeq për asgjesimin e vlerave të Kavajës.
Takimi per tu nisur drejt Tiranës në orën 16:30 në qendër të Kavajës.
Mesazhi i Kadiut:
Kriza e thellë ekonomike që bashkëqytetarët tanë po kalojnë, duket se është bërë një realitet i pranuar, ku dhe na është krijuar një lloj mirazhi, se ky realitet, pavarësisht se çfarë ne mund të bëjmë, do të mbetet i pandryshuar!
Nga takimet e përorëshme, që ne zhvillojmë me bashkëqytetarët tanë, na duhet t’a pranojmë se pas zgjedhjeve të 25 prillit, ata, ishin në një krizë të thellë besimi, madje edhe të mësuar me këtë realitet të trishtë. 🔚
Por tanimë ky realitet qaset ndryshe!
Në sy të bashkëqytetarëve tanë shohim shpresë! 🙏🏻
Në çdo dorë që shtrëngojmë ndjejmë besim dhe kurajo! 🤝
Nga fjalët e tyre dëgjojmë urrejtje dhe revoltë ndaj këtij regjimi zullumqar!
Partia Demokratike është këtu për t’ju dëgjuar e për t’u bërë zëri i çdo beteje të drejtë e të ndershme! ✌️
Miqtë e mi, bashkëqytetarë, motra dhe vëllezër👨👩👧👦, ne si Kavajas, kemi më shumë se kushdo arsye për të protestuar!
Ne kemi detyrim ndaj këtij qyteti! 🆘
Të gjithë tashmë jemi vënë në dije të planit famëkeq për asgjesimit e vlerave dhe vetëdijes qytetare të Kavajës sonë, plan i cili ka nisur me largimin e institucioneve jetike dhe për fat të keq, nuk dihet se ku do të përfundojë… ⛔️
E vërtetë, ka shumë arsye të tjera, të cilat për efekt hapsire nuk po i përmend, por që ju i ndjeni dhe i prekni çdo ditë më mirë se kushdo❗️
📍Ora 16:30, është ora e thirrjes, është ora e zërit tuaj, për të qenë të gjithë së bashku, në qendër të qytetit, nga ku do të bëhet dhe nisja drejt Tiranës.
Aty, me revoltën tonë do të përcjellim shqetësimet dhe hallet tona që tashmë klithin!
Boll me heshtje! 😷
Të ngrejmë zërin dhe të kërkojmë me forcë atë që na përket: të qënurit qytetar dhe të jetuarit krenarisht në vendin tonë! 🇦🇱
Të mos lejojmë askënd të nëpërkëmbë moralin, të drejtën dhe dinjitetin tonë si qytetar!
Pjesmarrja juaj, sot, në protestën mbarëkombtare është përcjellësi më i fortë i revoltës qytetare 💪 dhe mesazhi më i bukur e shpresëdhënës, për t’i thënë njëri-tjetrit në sy, se po, mua, ka ç’më duhet! ✌️⌛️