Në Thumanë vijon puna për rindërtimin e shtëpive të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit të shkuar. Një punë kolosale është bërë përgjatë një viti me terrenin e vështirë ku u konsolidua trualli me shtresa të posaçme dhe u bë e mundur shtrirja e rrjeteve të infrastrukturës rrugore e nëntokësore.
Por gjithçka tanimë duket se ka marrë formë dhe prej tre javësh ka nisur ndërtimi i shtëpive individuale. Punimet në Thumanën e re kanë nisur dhe po ecin çdo ditë me ritme të shpejta. Gjithçka këtu po rilind, këtu çdo gjë po lulëzon e po ndryshon, në çdo tullë që vihet duket bashkimi i shqiptarëve, dhe sigurisht gjëra të bukura ndodhin kur shqiptarët bëhen bashkë. Për ta prekur nga afër këtë realitet dhe për të përcjellë një panoramë të asaj që po ndodh në Thumanë Elvis Naçi, Sidrit Bejleri dhe Eneida Xhelili kanë vizituar kantierin e rindërtimit, ku janë njohur nga afër me ecurinë e punimeve për rreth 170 banesat individuale. Por Elvisi bashkë me Sidritin kanë përveshur vetë mëngët dhe i shikojmë duke ndërtuar me llaç tulla.
“Donim të bënim edhe një punë praktike, përveç punës së mirë që bëjmë në Thumanë, janë hapur shumë fronte duam të ecim shpejt, kontributi i shqiptarëve po duket, e rëndësishme është që po ecim me shpejtësi pasi dimri po vjen është në prag po ecim shpejt me profesionalizëm. Çdo gjë po shkon mirë këtu”,-tha Elvisi.
“Gjithçka këtu po shkon për mirë, kanë pyetur a po bëhen shtëpitë, ja ku jemi këtu sot”,- tha Sidriti.
Themelet janë hedhur të forta, e po aq të forte po ngrihen dhe muret e çdo shtëpie që do të strehojë rreth 170 familje që kane mbetur pa çati mbi koke prej asaj fatkeqësie.
Elvis Naçi theksoi se Thumana është simbol edhe i bashkimit të të gjithë shqiptarëve dhe se vetëm këtu e kupton më mire punën e madhe që po bëhet dhe të gjithë e presim atë dite kur gjithçka të ketë përfunduar e dyert e rreth 170 shtëpive të hapen për të pritur banorët e rinj.
“Ky nuk është vendi që ndodhi shkatërrimi, kam ardhur shpesh në Thumanë, këtu ku jemi aktualisht është një tokë shtetërore, dhe gjithë infrastruktura është bërë nga shteti përmes tenderimeve, kjo tokë është e re dhe po ndërtohen banesat nga fondacioni “Firdeus”, gjithçka po bëhet nga e para, këtu do të behet lagjia e madhe me 150 deri 170 shtëpi, pallatet janë pak më tutje, ky vend është vendi ku po ndërtohet lagjia e re për banorët e Thumanës. Thumana dhe Durrësi ishin vendet më të dëmtuar, ne menduam ti japim një dorë Thumanës, sot dëgjojmë makineri e ndërtimin ne jemi koshient dhe nuk e menduam që ne të ndërtojmë kaq shtëpi. Pasi ra tërmeti një ditë më pas unë erdha në Thumanë, kur ne erdhëm ishin ende kufomat poshtë rrënojave, policia dhe ambulancat ishin rreshtuar prisnin të dilte dikush i gjallë. Dy shqiptarë dolën të pajetë, situata ishte kaotike, atje e kuptova që ne kemi marrë përsipër diçka që ia vlente. Njerëzit ishin të pa sigurtë, unë erdha sërish, tërmetet ende binin, dhe njerëzit po kërkonin ende të mbijetuar, dëgjonim historitë e dhimbshme të familjeve që ngelën poshtë rrënojave.
Si rasti i Bujarit dhe vajzës që shpëtuan. Ndodhi tragjedie madhe, ne kishim dëshirë të vendonim një tullë për të rindërtuar. Ne sot jemi në Thumanë jemi në gëzim, edhe më parë kam pasur qëllim të bëj mirë, por çdo gjë ka kohën e saj, kam duruar. Duhet durim. Për skeptikët unë jam me parimin se nuk arrihet asnjëherë siguria pa kaluar nga skepticizmi, ka pasur një pakicë shumë të vogël që kanë thënë nuk do ta bëni, 9 miliardë ishin por shqiptarët vrasin edhe për 900 mijë lekë. Por duke mos e ditur këtë kjo pakicë u nxit fatkeqësisht që unë e di kush i nxit jemi mësuar që të keqen ta kthejmë me të mirë. Kjo vonoi kam qene me kryeministrin këtu, shqiptarët kanë besë, ne këto para i kemi pasur në bankë, por u bë një tryezë rindërtimi u dha një besë shqiptari që ne do ta bëjmë bashkarisht U bë më pas gjithë kjo infrastrukturë, u bënë rrugët, u nivelua sipërfaqja u dhanë lejet e ndërtimit ishin këto fazat, u bë projekti ishin të nevojshme pastaj edhe pandemia por ne i qëndruam besnik atyre që u thanë në tryezë, i qëndrova asaj bisede edhe pse paratë ishin të ngrira në bankë, njerëzit pas kësaj ishin donatorë, një pakicë shqiptarësh u treguan mosbesues. Duhet ta themi se kemi edhe shqiptarë hajdut, një nga ëndrrat tona do jetë kur Thumana të bëhet, ne do bëjmë transparencë deri në fund pasi nuk do shpenzohen gjithë paratë, ne do i japim me fakte që kemi ruajtur amanetin e shqiptarëve që kontribuan, t’i largohemi cmirës. Po mos të ishin shqiptarët ne nuk do mundeshim , nga zemra i falënderoj, kur të përfundojë Thumane ky është kulmi i fondacionit “Firdeus”,-tha Elvisi.
“Njerëzit kanë kuptuar nga ana shpirtërore që dikush po interesohet për ta, ne një thirrje bëmë të gjithë u ngritën në këmbë, gjithçka u bë në kohë rekord, ne jemi në nëntor por këtu po punohet, janë 170 shtëpi që dolën nga shifrat, ëndrrat janë të mëdha janë të bukura, por sa nga këto ëndrra realizon, shqiptarët kudo që jetonin bënë një magji, nuk ishte kaq e thjeshtë. Sa më e madhe shpresa dhe ëndrra aq më shumë do realizohen, Visi ka pasur largpamësi kjo është diçka madhore që do ngelet. Shumica kanë besuar pasi ata e dinë çfarë ka bërë fondacioni, kur panë këto pamje, përgjigje e jep vetëm puna vetë realiteti që ne prekim sot. Lëvizja e bamirësisë u vu në lëvizje, falënderoj të gjithë që kanë kontribuar edhe me centin më të vogël”,-u shpreh Sidriti./Bw