Thirrja e 3 e IPARD 2 për mbështetjen e fermerëve, Bashkia fton fermerët Kavajas të bëhen pjesë e programit

Bashkia e Kavajës fton të gjithë fermerën në territorin e saj të bëhen pjesë e Programit IPARD 2 në thirrjen e tretë për të përfituar grande mbështetëse me qëllim nxitjen e biznesit të tyre i akorduar nga Agjensia për zhvillim bujqësor dhe rajonal. 

“Në datë 10 dhjetor nisin aplikimet për thirrjen e tretë të Programit IPARD II.

Ftojmë të gjithë fermerët të aplikojnë pasi është një mundësi shumë e mirë në mbështetje të zhvillimit të bujqësisë dhe zonave rurale. 

Deri tani ky program ka rezultuar transformues dhe me një ndikim të madh në rritjen e standardeve në sektorin e bujqësisë në vendin tonë.

Vazhdoni të bëheni pjesë e kësaj nisme mbështetëse dhe nëse s’e keni bërë deri tani, ky është momenti juaj.😊”, thuhet në njoftimin e faqes zyrtare të Bashkisë Kavajë e cila shoqërohet edhe me videon në të cilin tregohen procedurat e aplikimit, kriteret e pranimit dhe të përfitimit të fermerëve. 

https://fb.watch/2dMI1YNlzp/

Agjensia për zhvillim bujqësor dhe rajonal 

Edhe pak ditë na ndajnë nga nisja e aplikimeve për thirrjen e III-të, të Programit IPARD II.

Mbështesim Masën 3 për investimet në agropërpunim vetëm në sektorin e fruta perimeve.

Njihuni nëpërmjet videos me procedurat e aplikimit, kriteret e pranimit dhe të përfitimit. 

Për çdo pyetje në lidhje me thirrjen e tretë, ndiqni sesionet informuese  përmes platformës Facebook dhe Instagram, në datat 5 dhe 9 Dhjetor ora 12:00.

#6daysleft #IPARD #azhbr #fridakrifca #fermeret #aplikimet