Ornaldo Rakipi, djali ish-deputetit Aqif Rakipi pavarësisht se u rendit nga PS i 30-ti në listën e Tiranës arriti që të fitonte mandatin duke thyer herësin, gjë që akoma nuk e ka bërë ish-kryeministri Pandeli Majko apo Mimi Kodheli, ndërsa nxori jashtë kryetarin e PS-së për kryeqytetin Ervin Bushati.
Kreu i qeverisë shpjegoi “formulën” që e çoi Rakipin te suksesi.
“Ky djali vjen nga komuniteti çam që thua ti. Ne kemi futur disa kandidatë në pjesën e dytë që vijnë nga komunitete të caktuara, kemi futur një që vjen nga jetimët, këtë nga çamët, kemi një vajzë që është futur në listë, që ka një familje të madhe kuksine dhe ka marrë gjithë ato vota.
Mos u çudisni fare, vota është përfaqësim.
Të gjithë janë të prirur të votojnë për persona që i përkasin atij komuniteti, sigurisht kur kanë kapacitet ti bindin”, tha Rama.