ARTIKULLI I THE TELEGRAPH
Policia shqiptare do të vendoset në Dover për të identifikuar dhe deportuar emigrantët e paligjshëm që vijnë nëpërmjet Kanalit.
Priti Patel, Sekretarja e Brendshme e Mbretërisë së Bashkuar ra dakord për një plan veprimi me ministrin e Brendshëm të Shqipërisë Bledi Çuçin, shkruan The Telegraph, pas një rritjeje të numrit të emigrantëve shqiptarë.
Oficerët e policisë shqiptare do të vendosen në Dover për të ndihmuar në identifikimin dhe dëbimin e emigrantëve të paligjshëm brenda disa ditësh, si pjesë e një goditjeje nga Priti Patel ndaj rritjes së të ardhurve nga shteti ballkanik.
Sekretarja e Brendshme ka rënë dakord për një plan veprimi me homologun e saj shqiptar për të përshpejtuar largimet pasi inteligjenca britanike sugjeron se shqiptarët tashmë përbëjnë rreth 40-60% të emigrantëve që kalojnë Kanalin e Doverit me gomone.
Patel zhvilloi bisedime me Bledi Çuçin, ministrin e Brendshëm shqiptar të martën për të gjetur një zgjidhje se si mund të përshpejtonin deportimin e emigrantëve të paligjshëm shqiptarë sipas një marrëveshjeje kthimi që ajo nënshkroi me shtetin ballkanik vitin e kaluar.
Pretendohet se deri në 6,000 nga 23,000 emigrantë rekord që kanë arritur në Mbretërinë e Bashkuar janë nga Shqipëria, edhe pse ajo është një aleate e NATO-s që aspiron të anëtarësohet në Bashkimin Evropian dhe nuk ka patur asnjë konflikt për më shumë se 25 vjet. E hëna kapi një rekord ditor prej 1,295 migrantësh që kaluan Kanalin e Doverit.
Një fushatë reklamuese do të nisë të enjten në Shqipëri nga Ministria e Brendshme dhe ajo britanike e Emigracionit për të paralajmëruar emigrantët në gjuhën e tyre se do të përballen me deri në katër vjet burg dhe deportim nëse hyjnë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar.
“Abuzim me sistemin tonë të imigracionit”
Patel ka urdhëruar gjithashtu një rishikim të ligjeve kundër skllavërisë, të cilat janë përdorur nga shqiptarët për të shmangur dëbimin duke pretenduar se janë viktima të trafikimit.
Çuçi tha se Shqipëria i ka “dekurajuar” praktika të tilla të paligjshme dhe të rrezikshme nga emigrantët, duke shtuar se ai kishte diskutuar gjithashtu zgjidhjet…
Artikullin e plotë e gjeni në linkun në story.