Tetë orë pa drita! Banorët e fshatrave të Rrogozhinës në protest


Banorët e disa qendrave administrative në Rogozhinë vazhdojnë të përballen me mungesën e energjisë elektrike. Disa ditë më parë, ata organizuan një protestë përpara nënstationit elektrik të Rrogozhinës për të kërkuar zgjidhjen e problemit të tyre por pa rezultat. Ata vendosën të grumbullohen sërish përpara zyrave të OSHE-së në Rrogozhinë, por askush nuk i dëgjoi dhe as u hapi derën për të dëgjuar ankesat e tyre për ndërprerjet e gjata të energjisë elektrike.

SUPERMARKET VEIZI














Në këtë zonë janë rreth 10 mijë abonentë, të cilët pretendojnë se dëmi më i madh po u shkaktohet bizneseve dhe të sëmurëve për shkak të ndërprerjes deri në 8 orë të energjisë elektrike.