Tërmeti/ Replika në Kuvend, Xhaferraj: Qytetarët ende pa shtëpi që prej tërmetit, ku shkuan fondet? Ahmetaj: Pandemia ngadalësoi punën, në shtator të 2022 gjithçka e përfunduar

 

Ka pasur replika në Kuvend, mes deputetit të Partisë Demokratike, Fredinand Xhaferraj dhe zv. kryeministrit Arben Ahmetaj. 

Xhaferraj vuri në dukje problematikat që ka qarku i Durrësit në përgjithësi, veçanërisht pas dëmeve të shkaktuara nga tërmeti.

Ai nënvizoi se shumë banorë janë ende pa shtëpi, e shumë të tjerëve nuk i jepen bonuset e qirave. Nga krahu tjetër, zv. kryeministri Ahmetaj tha se puna për rehabilitimin e dëmeve të tërmetit, ka ngecur për shkak të pandemisë. Ai theksoi më tej, se në shtator të 2022, pritet që të ezaurohen të gjitha problematikat e sjella nga fatkeqësia natyrore e 2019.

Xhaferraj: Brenda qershorit të 2021, kryeministri tha se do të kemi mbaruar punë me tërmetin. Ndërsa sot, në tetor 2021, qytetarët e Durrësit akoma nuk kanë marrë bonuset e qirasë. Ka një problem tjetër, që prek rrugën. Në dhjetor të vitit 2020, dy shoqata, janë drejtuar komisionerit për mbrojtje nga diskriminimi sepse kishin vite që kërkonin të bënin rrugën, por punonjësit e administratës i quanin “çeçenë”. Kur arrini të diskriminoni komisionerin për mbrojtje të diskriminimit, çfarë prisni për të tjerët. E kuptoni ku jemi? Komisioneri kërkon informacion dhe nuk merr, imagjino çfarë ndodh me qytetarët e thjeshtë. I vetmi zë që dëgjon qeveria juaj është zëri i ryshfetit, oligarkëve. Në Durrës nuk ka vrarë tërmeti, por masakra urbane. Po çfarë flisni për tërmetin sepse rrafshuat 30 sheshe dhe filluat punimet në pallatin ku banonte zv.ministrja e Brendshme. Ju jeni të gatshëm të përfitoni nga babëzia.

Ahmetaj: Unë e vlerësoj thellësisht. Iu referuat intervistës së kryeministrit, midis asaj interviste dhe të gjithë objektivave kanë ndodhur një gjëmë që ju keni vijuar pa u cënuar, sic është pandemia. me gjithë pandeminë e rëndë ne jemi me një shpejtësi të madhe dhe po deshe, në referencë të transparencës që punojnë për rindërtimin, mund ta krahasoni edhe me shumë vende të terja. Ju referuat shkollave, por ato janë krenaria e qyterëve. Me shumë dëshirë, ju ftoj të vini me mua dhe të vizitojmë shkollat. Edhe ju do të krenoheni e do të ndiheni mirë. Të shikoni pallatet, jam i bindur do të krenoheni për familjet. Jam i bindur që do të kënaqesh dhe do të jesh i lumtur për familjet e Durrësit. Për ato familje që kanë marrë grante e do të marrin deri ditën e fundit për familjen e fundit. Në shtator të vitit tjetër shpresojmë të kemi përfunduar. 

Xhaferraj: Me shumë dëshirë, nëse është investim që shkon në dobi të komuntietit do të isha krenar t’ua jepja meritat edhe ju. Ne shkollat i vizitojmë bashkë, pora to duhet ti vizitojë edhe SPAK-u. Kur do e vizitojmë shkollën Naim Frashri? Do të vizitojmë shkollën apo pallatet aty. Tërmeti ju vuri një etiketë plus, ju shpalli të aftë të babëzitur për të përfituar edhe nga një fatkeqësi.