Katërmbëdhjetë njerëz u vranë në Turqi dhe Greqi pasi një tërmet i fortë goditi Detin Egje të premten, duke sjellë pamje thuajse apokaliptiike, me ndërtesa që u shembën dhe ngritën valët e baticës që përplaseshin në zonat bregdetare dhe ishuj.
Njerëzit vrapuan në rrugë në panik në qytetin turk të Izmirit, thanë dëshmitarët, pasi tërmeti goditi me një madhësi deri me magnitudë 7.0 . Lagjet u mbushën me ujë deti të valuar, shkruajnë mediat e huaja.
Presidenca e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë (AFAD) tha se 12 persona vdiqën, një për shkak të mbytjes, ndërsa 419 njerëz u plagosën. Në ishullin grek të Samos dy adoleshentë, një djalë dhe një vajzë, u gjetën të vdekur në një zonë ku ishte shembur një mur.
Operacionet e kërkimit dhe shpëtimit vazhduan punën në 17 ndërtesa të shembura ose të dëmtuara, tha AFAD. Guvernatori i Izmirit tha se 70 njerëz ishin shpëtuar nga poshtë rrënojave. Ilke Cide, një student i doktoratës i cili ishte në rajonin Guzelbahce të Izmirit gjatë tërmetit, tha se ai shkoi në një vend që të ishte tokë, pasi u rritën valët e ujërave pas tërmetit.
“Unë jam shumë i mësuar me tërmete, kështu që nuk e mora shumë seriozisht në fillim, por këtë herë ishte vërtetë e frikshme”, tha ai, duke shtuar që tërmeti kishte zgjatur të paktën 25-30 sekonda.
I kryqëzuar nga linjat kryesore të sizmologjisë, Turqia është ndër vendet më të prirura për tërmete në botë. Më shumë se 17 000 njerëz u vranë në gusht 1999 kur një tërmet me madhësi 7.6 goditi Izmirin, një qytet në juglindje të Stambollit. Në vitin 2011, një tërmet në qytetin lindor të Vanit vrau më shumë se 500 persona./Tpz