Tërmeti/ “19 anëtarë të familjes më vdiqën”, mbi 1 mijë viktima nga tërmeti në Afganistan, BBC: Ka shumë fëmijë të vrarë

Mjekët në Afganistan kanë zbuluar për BBC-së se shumë fëmijë mund të jenë vrarë nga tërmeti i së mërkurës. Më shumë se 1,000 njerëz vdiqën nga katastrofa, ndërsa shiu i dendur dhe terreni i thyer po pengon punonjësit e shpëtimit për të nxjerrë persona të plagosur që kanë mbetur nën rrënoja.

Tërmeti i magnitudës 6.1 ballë ka detyruar edhe autoritetet talebane që të bëjnë një hap pas dhe të bëjnë thirrje për më shumë ndihmë ndërkombëtare, ndërsa rrjetet e komunikimit janë gjithashtu të goditura keq.

Ndërkohë, Kombet e Bashkuara janë ndër ato që po përpiqen të ofrojnë strehim urgjent dhe ndihmë ushqimore për zonat e largëta në provincën Paktika të goditur më keq nga tërmeti.

Të mbijetuarit dhe skuadrat e shpëtimit i kanë thënë BBC-së për fshatrat e shkatërruar plotësisht pranë epiqendrës së tërmetit, për rrugët e rrënuara dhe kullat e telefonave celularë, por edhe për frikën e tyre se numri i të vdekurve do të rritet më tej.

 

 

Rreth 1,500 njerëz kanë mbetur gjithashtu të plagosur, ndërsa shumica e viktimave deri më tani kanë qenë në rrethet Gayan dhe Barmal të Paktikas.

 

 

Një grua në spital në kryeqytetin e Paktikas u tha gazetarëve se kishte humbur 19 anëtarë të familjes.

“Shtatë në një dhomë, pesë në një tjetër, katër në një tjetër, pastaj tre në një tjetër, të gjithë janë vrarë në familjen time”, tha ajo nga shtrati i saj në spital.