Është tërhequr nga mbrojtja e çështjes avokati i caktuar nga shteti për të përfaqësuar në gjykatë 38-vjeçarin Klodian Çalamani, i cili dy ditë më parë vrau mizorisht 8-vjeçarin në Fier.
Burime për mediat bëjnë me dije se avokati nuk ka pranuar të mbrojë një ngjarje të tillë mjaft të rëndë.
Në orën 10:00 të ditës së sotme ishte caktuar edhe senaca e gjyqit për t’u njohur me masën e sigurisë ndaj Çalamanit.
Por është shtyrë për shkak të tensioneve dhe përplasjeve të krijuara nga familjarët e fëmijës dhe qytetarë të shumtë që i kanë dalë në mbështetje atyre.
Raportohet se autori i krimit është nisur drejt ambienteve të gjykatës, por ende nuk ka mbërritur.
Qytetarët shprehen të indinjuar dhe kërkojnë dënim maksimal për 38-vjeçarin.