Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. H., 41 vjeç.
Mësohet se ky shtetas ka tentuar të djegë me lëndë djegëse pemën e Vitit të Ri të vendosur nga Bashkia Kavajë në qendër të qytetit të Kavajës.
Po ashtu specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F. H., 49 vjeç, pasi në rrugën “3 Dëshmorët”, u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.62 mg/l.
Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme./Bw