Tentative për grevë urie në burgun e Peqinit/ Të dënuarit refuzojnë ushqimin, zbulohet arsyeja

 

Një grevë urie raportohet të jetë ndërmarrë nga ana e disa të burgosurve në Peqin.

Korrespodenti i “Panorama” raporton se një numër i vogël të dënuarish në burgun e sigurisë së lartë kanë refuzuar ushqimin.

Burime nga brenda burgut, bëjnë me dije se refuzimi ka ardhur si pasojë e mungesës së takimeve me familjarët e tyre si pasojë e situatës me Covid-19.

Kujtojmë që disa javë më parë, e më konkretisht më 7 tetor afro 250 të dënuar në burgun e Peqinit u futën në grevë.

Të dënuarit e parë që kanë nisur këtë revoltë ishin të dënuarit Arbjon Aliko dhe Genci Balla. Të dy këta të dënuar refuzuan të ushqehen, si pasojë e aplikimin të regjimit “41-biss”.