Pas tensioneve që ndodhën sot në ambientet e Kryesisë së Kuvendit, ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë në një prononcim për mediat
Nga jashtë Kryesisë ai tha se; “Në mënyrën më të përsëritur kam paralajmëruar zonjën se ti po e shkatërron Parlamentin. Duke shkelmuar Kushtetutën dhe këtë institucion. Pas një durimi të zgjatur dhe stërzgjatur dhe përpjekjes së tyre për të rivendosur të drejtat, erdhi një moment kur qenia e tyre në Kuvend ishte fiktive.
Kur ata 600 mijë votues, që kanë votuar për ta kishin zero përfaqësim në Kuvend, pasi përfaqësuesve të tyre iu mohohej e drejta de-facto legjislative…pasi opozita nuk kishte vota, por trajtimi i tyre në komisione, është detyrim kushtetues.”.