Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj është pyetur nga gazetarët në lidhje me shumën e larte te parave te shpenzuara per nje instalacion që do të ndërtohet në ambientet e Kryeministrisë.
Ne nje kohe qe Qeveria ka paralajmeruar krize ekonomike dhe u ka bere thirrje qytetarëve të kursejnë, vetë ka tenderuar 3.7 milione euro per ndertimin e nje instalacioni me dru dhe gjelberim ne godinen e Keshillit te Ministrave.
Por për këtë shpenzim luksi, ministrja Ibrahimaj i kaloi “topin” Fondit Shqiptar të Zhvillimit, duke thënë se është një projekt me fondet e FSHZH.
Pyetje: Si është e mundur që të tenderohet një fond 3.7 mln euro për një instilacion?
brahimaj: Unë mendoj që sot vëmendja duhet të jetë tek nismat dhe tek vendimet që qeveria ka marrë, më qëllim….Keni pyetje tjetër, që t’i përgjigjem njëherë e mirë.
Pyetje: Është këtu vëmendja, si paratë publike përdoren për dekorim apo për ndihmat reale që qeveria i adreson tek qytetarët?
Ibrahimaj: Faleminderit për pyetjen edhe njëherë. Ne prezantuam paketën, e cila e con fondin e mbështetjes për të përballuar krizën në nivelin 43 miliardë lekë. Është një paketë e konsiderueshme që janë fonde që përbëjnë 65% të buxhetit qe qeveria shqiptare ka pasur ne 5 vitet e fundit për financim të brendshëm.
Ne kemi bërë transparent vendimet për shkurtimin e shpenzimeve buxhetore qoftë ato operative qoftë atyre kapitale. Ky është një projekt i parashikuar dhe futet në paketën e projekteve të Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe është një projekt që inicion këtë vit.