Veliaj e anulon tre herë një tender të Eco Tiranës deri sa ia dha paratë bashkëpunëtorëve italianë. Mënyra e zhvillimit të prokurimeve tregon gjithnjë e më shumë se kryetari i Bashkisë Tiranë po e përdor krijesën e përbashkët me mafian italiane, për të çuar fondet tek miqtë në Verona. Tashmë e dimë që firma Eco Tirana u ngrit nga ish-kryetari i Bashkisë së Veronës dhe biznesmenë të dënuar për korrupsion, evazion dhe pastrim parash.
Dhe, që kur Veliajt i ka dalë emri në dosjet e SPAK për inceneratorin e Tiranës dhe skandalin “5D”, shoqëria Eco Tirana ka zhvilluar çdo javë tenderë me fonde të larta. Kjo edhe për faktin se shoqërisë i është shtuar së fundmi buxheti nga Erion Veliaj.
Po raportojmë për prokurimin me objekt ‘Blerje makina larëse kazanësh’ dhe fond limit 315 milionë lekë. Për këtë tender është zhvilluar një rrugë e gjatë me manipulime. Procedura është hapur njëherë në prill të këtij viti me të njëjtin fond limit 315 milionë lekë dhe më të njëjtat specifikime. Në dokument thuhet se tenderi është anuluar, por nuk dihen arsyet.
Sipas ligjit kur një prokurim anulohet, Autoriteti Kontraktor, në këtë rast shoqëria “Eco Tirana”, ka për detyrë të rishikojë dokumentet standarde për kriteret e vendosura dhe fondin limit. Ky rregull është shkelur. Dhe Gijotina.com e ka denoncuar në korrik 2024, kur u shpall gara për të tretën herë.
Këtë herë tenderi u mbaj më 19 gusht 2024, ku është shpallur edhe fituesi. Duhet theksuar këtu se nuk është bërë asnjë rishikim në dokumente dhe as në fondin limit, pavarësisht se bëhet fjalë për blerjen e dy autoboteve të vjetër që lajnë kazanët.
Pra, qysh atë ditë kontratat është firmosur menjëherë me firmën “C.S.T DI SEGATTINI EMANUELA”, që ishte e vetmja ofertuese.
Por deri më 30 shtator kontratat është mbajtur larg syve të publikut për shkak të shkeljeve që ishin evidentuar si nga monitoruesit edhe nga mediat.
Gjithsesi administratorët e Lali Erit vazhduan planin dhe nga data 30 shtator 2024 ka nisur zbatimi i kësaj kontrate me vlerë 315 milionë lekë mes Eco Tiranës dhe firmës me seli në Itali. Në mënyrë të jashtëzakonshme Open Data Albania i ka vendosur dy “flamuj të kuq” për mungesë konkurrence dhe përsëritje të tenderit më shumë se dy herë. Kujtojmë se flamuri është shenja e riskut të korrupsionit.
Shohim se institucionet shqiptare nuk kanë asnjë të dhënë për “C.S.T DI SEGATTINI EMANUELA”, pasi kompania është e regjistruar në Verona, atje ku qëndron dhe grupi tjetër i Eco Tiranës.
Tirana paguan shtrenjtë dhe mbetet e papastruar!
Ndërsa Veliaj angazhohet për këto tendera dhe i dërgon paratë në Itali, shoqëria Eco Triana nuk po bënë punën e saj për të pastruar qytetin. Prej gati një muaj situata në disa lagje të Tiranës vazhdon si mos më keq, kosha të tejmbushur nga mbeturinat, që pastrohen vetëm një herë në ditë ose fare.
Veliaj deklaroi në një takim me punonjësit e “Eco Tirana” në datën 7 Shtator 2024, se me urdhrin e tij kompanitë e tjera private e kanë ndërprerë punën dy muaj para mbarimit të kontratës së shërbimit.
Sipas deklaratës së kryebashkiakut, Bashkia Tiranë ka marrë përsipër të pastrojë qytetin nëpërmjet kompanisë “Eco-Tirana”, ku 51 përqind të aksioneve i ka vetë bashkia, ndërsa 49 për qind një kompani italiane që ka ndërruar disa pronarë në pak muaj e nuk dihet se kush fshihet pas tyre.
Sipas kontratës, “Eco-Tirana” duhet të zbrazë 6396 kosha mbetjesh në ditë. Po ashtu të lajë dhe dezinfektojë 500 vendqëndrime të koshave, ndërsa vijon detyrimi kontraktual që kjo kompani duhet të fshijë 1.9 milionë metra katrorë rrugë dhe lajë 285 mijë metra katrorë sipërfaqe të rrugëve kryesore në ditë.
Kujtojmë se sot Bashkia Tiranë paguan 29 euro/ton për depozitimin dhe trajtimin e mbetjeve në landfillin e Sharrës dhe 16.700.000 euro (referuar PBA 2024-2026) për pastrimin e rrugëve dhe mbledhjen e mbetjeve. t
Të cilat nga viti 2024 i paguhen një firmës ECO TIRANA.
Bashkia Tiranë sipas të dhënave të studimit të IFC dhe të dhënave ndër vite trajton jo më shumë se 250.000 ton mbetje në vit, e nëse do të bënim një matematikë të thjeshtë, kosto e pastrimit dhe mbledhjes së mbetjeve do të ishte 66.8 euro/ton me tvsh (16.700.000/250.000), duke e çuar koston e trajtimit të mbetjeve për të gjithë zinxhirin nga 38 euro/ton, në 101.6 euro/ton me tvsh. Këto para Lali Eri po i dërgon në Verona!/Gijotina.com
https://gijotina.com/tenderi-315-mln-leke-i-veliajt-per-nje-makine-anulohet-3-here-derisa-ta-merrte-nje-italian-nga-verona/?fbclid=IwZXh0bgNhZW0CMTEAAR35PcWqQav148IPvUQY_8eljvrxzOwgt5576cRNk3HzTbZQwUfcdwHVQnY_aem_r0leo0jIqPOZbLVt9r0hIw