Tekniku i Egnatias, Edlir Tetova dha mendimin e tij pas fitores 2-1 ndaj Laçit.
“Është një gëzim momental, por nuk duhet t’i gëzohemi se formula e kampionatit nuk lejon asgjë. Sado të jesh i pari, çdo gjë del bosh nga FINAL FOUR dhe kjo është provizorisht.
Mëllugja nuk është ende 100%, Lila u sakrifikua me temperaturë se këto ndërrime kishim por unë dua t’i falënderoj të gjithë për shpirtin që dhanë.
Mendoj që sot Zejnullai ishte shumë efektiv, deri në pjesën ku u bë goli, nuk po flas për pjesën e parë se nuk isha i kënaqur me atë që dha skuadra. Ishim kundër në presion dhe kohë, linim shumë hapësira, por të rëndësishme për momentin janë tre pikët të rëndësishme dhe unë i kënaqem kësaj.
Me Laçin kemi marrë 5 fitore e një barazim, e kemi mposhtur në sezonin e kaluar. Sot ishte një fitore e vuajtur, se siç e thashë, me gjithë këto sakrifica e mungesa, alternativat ishin të pakta. Sakrifikuam disa lojtarë, sidomos të mesfushës e dua t’i komplimentoj. Memolla nuk ka qenë pjesë e ekipit në ndeshjet e mëparshme kur ka fituar, por është pjesë e skuadrës dhe unë dua ta falënderoj për kontributin majtas se u bë kohë që nuk luan atje. Por në tërësi më i kënaqur jam me tre pikët.
Spahiu nuk ka hyrë ende 100% në manovrën tonë. Sot ishte më ndryshe, edhe pse duket sikur nuk bën gjë në fushë, është shumë i rëndësishëm kur prek topin. Sot dua ta komplimentoj si për golin, ashtu edhe për lojën.
Egnatia do të luajë të shkojë në FINAL FOUR dhe pastaj aty do të shohim të gjitha mundësitë me kë do të përballemi për të shkuar drejt asaj ku kemi ne synime. Do luajmë të shkojmë në katërshe, të marrim gjërat me radhë”, tha ai.