Tedi Blushi “shigjeton” Erion Veliajn: Kryeplehra do japë llogarinë në Sharrë, nuk ka dorëheqje që i shlyen mëkatin

I pranishëm në protestën e sotme para Bashkisë së Tiranës, ku kërkohet largimi i Erion veliajt dhe marrja e tij si i pandehur nga drejtësia ka qenë dhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi.

Gjatë fjalës së tij, Blushi e konsideroi Bashkinë e Tiranës si vend krimi dhe simbol të korrupsionit. Ai tha më tej se Erion veliaj do të japë llogarinë në Sharrë, pasi sipas tij, nuk ka dorëheqje që i shlyen mëkatin.

“Bashkia, vend krimi të shndërruar në simbol korrupsionit. Kjo është protesta e 10 në radhë për dinjitetin njerëzor. Sot protestojmë për të drejtat e liritë që shkelen. Protestojmë kundër kësaj vemje fytyra e të cilit është mbushur nga pështymat e qytetarëve. Kryeplehra do ta japë llogarinë në Sharrë. Nuk ka dorëheqje që e shlyen mëkatin e tij. Do të japë llogari para drejtësisë pavarësisht se fshihet në skuta. RAI3 tha se ai përdor taksat për tu pasuruar”, tha ai.