Ministrat shqiptarë janë nisur me autobus për në Kosovë, ku pritet të mbahet sot mbledhja e tetë e përbashkët mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.
Takimi këtë herë mbahet në Prishtinë.
Në një foto postuar në rrjetet sociale, ministrja Milva Ekonomi shkruan:
“Rrugës për në Prishtinë…
Mbledhja e 8-të e dy qeverive!”
Po ashtu edhe ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, ka shpërndarë këtë foto nga brenda autobusit me të cilin udhëtonin së bashku ministrat shqiptarë.
Ajo që bie në sy është teatri i shëmtuar i Ministrave të kësaj qeverie duke u sjellë si kursimtare vetëm në foto, pasi për të tjerat jeni vehtë në dijeni të aferave korruptive.
Ironia është se ky udhëtim me furgon drejt Kosovës bëhet në kulmin e rritjes së çmimeve të karburanteve për t’u treguar shqiptarë se kursejnë.
Por nga ana tjetër këta janë ministrat që edhe kur “ndërrojnë kafet” e bëjnë me makina që konsumojnë nafte Sa 10 ndihma sociale në ditë.
Agjenda:
Ceremonia zyrtare e pritjes;
11.15 – Hapja e sesionit plenar të mbledhjes së dy qeverive Kosovë – Shqipëri;
Fjalë e z. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës;
Fjalë e z. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë;
Fjalë të shkurtra nga anëtarë të dy kabineteve për të parashtruar çështjet kryesore dhe marrëveshjet për nënshkrim;
12.20 – Prezantimi nga z. Eric SMIT, Drejtor i “Royal Haskoning DHV”;
Infrastruktura portuale dhe hekurudhore kombëtare në funksion të tregut të përbashkët kombëtar dhe katër lirive ekonomike: Projekti i Portit të ri tregtar në Porto; Romano, integrimi me hekurudhën Durrës – Prishtinë, dhe Porti i thatë në Kosovë;
12.30 – Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërqeveritare;
12.45 – Konferencë e përbashkët për shtyp e dy Kryeministrave;
18.00 – Promovimi i librit “Përplasja e Madhe” të Enver Hoxhaj.