Të shtëna me armë zjarri janë raportuar pak minuta më parë në Elbasan, pranë stadiumit “Elbasan Arena”.
Një person është qëlluar disa herë me armë teksa hipte në makinë, duke mbetur i vdekur në vend.
Viktima është identifikuar si Madrit Ulqinaku, 33-vjeç. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërsa policia ka blinduar zonën dhe po punon për sqarimin e plotë të ngjarjes.