Një person ka qëlluar me armë në periferi të Tiranës në Babrru, pasditen e sotme duke alarmuar banorët.
Dyshohet se një person ende i paidentifikuar që qarkullonte me automjet ka qëlluar një herë në ajër me pistoletë dhe është larguar. Sipas policisë nuk ka pasur konflikt dhe në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë.
Informacion paraprak
Me datë 18.03.2022, në Babrru, një person ende i paidentifikuar që qarkullonte me automjet, ka qëlluar në ajër me armë zjarri.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një gëzhojë arme zjarri.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.