Të shtëna me armë në zyrën elektorale të PD, kryedemokrati Basha niset drejt Kavajës

 Kreu i PD-së Lulzim Basha është nisur urgjent drejt Kavajës, pak minuta pas incidentit të rëndë në zyrën elektorale të PD, ku mbeti i plagosur një person.

Mësohet se Basha është nisur sapo ka mësuar lajmin. Nga të shtënat me armë ka mbetur i plagosur shtetasi me iniciale B.O., i cili ka marrë një plagë në këmbë.