Fitorja e Hungarisë ndaj Skocisë ka prishur “planet” e Shqipërisë. Aktualisht pas ndeshjes së 3-të të grupit A, Shqipëria ndodhet jashtë 4 ekipeve më të mira të vendeve të 3-ta.
Kuqezinjtë do të luajnë në mbrëmje ndaj Spanjës. Duel mjaft i rëndësishëm që vendos edhe fatin tonë në Euro 2024. Në rast fitoreje ndaj spanjollëve, Shqipëria do të siguronte kualifikimin si vend i dytë nëse Italia mposhtet nga Kroacia dhe si vend i 3-të nëse dueli mes italianëve dhe kroatëve përfundon në barazim ose fitojnë “Axurrët”.
Sigurisht fitorja është skenari më i mirë për t’u kualifikuar, pasi fitorja e hungarezve ndaj skocezve nuk lë shumë “shpresa” për mrekulli në rast se Shqipëria barazon ndaj Spanjës.
Por si mund të kualifikohet Shqipëria me barazim?
Sigurisht nëse Shqipëria barazon me Spanjën dhe Kroacia humb me Italinë, atëherë kuqezinjtë duhet të presin rezultatet e ndeshjeve tjera nga grupet e Euro 2024.
Ndeshjet që do t’i interesonin Shqipërisë në këtë skenar janë ajo mes Sllovenisë dhe Anglisë, Çekisë dhe Turqisë, Gjeorgjisë dhe Portugalisë si dhe ajo mes Serbisë dhe Danimarkës. Kuqezinjtë nga ky skenar do të shpresonin që Anglia ta mposht Slloveninëme dy gola diferencë, Turqia të fitojë ndaj Çekisë, Danimarka ta mposht Serbinë si dhe Gjeorgjia të mos marr pikët e plota ndaj Portugalisë.