Të hënën prenzantohen në publik, kush janë 4 kandidatët për kreun e PS në Kavajë

Partia Socialiste ka nisur procesin e zgjedhjes së Kryetarëvë të Degëve.

Ndryshe nga herët e tjera, këtë vit Kandidatët do të prezantohen ne bazë në një aktivitet të hapur, perpara se ata të shkojnë në përballjen mes tyre me votë.

Burime për Kavaja.Net bëjnë me dije se takimi për prezantimin e parë të tyre do jetë këtë të hënë ne oren 19:00, ne Golem.

Të 4 kanidatët që duan të dreitojnë PS në Kavajë do kenë mundësi të shpalosin idetë dhe programin e tyre.

Përpara drejtuesit Politik të Qarkut, Erion Veliaj, Deputetit Etjen Xhafaj dhe të dërguarve të tjerë nga qendra secili prej tyre do ketë kohën e nevojshme për t’u prezantuar dhe peërgjigjur pyetjeve.

Kandidatët

Në garën për kreun e PS në Kavajë janë zyrtarizuar 4 kandidatë.

I pari që e shpalli edhe publikisht kandidimin është Neritan Bajaziti. Bajaziti, kërkon të marrë drejtimin e partisë, siç thotë Ai për ta zgjeruar dhe dhënë të gjithëve një mundësi.

Kandidati tjetër është Shpend Barameta. Ai është pjesë e PS si anetar nga viti 2008 dhe pjese e strukturave drejtuese të partisë dhe pushtetit lokal që në vitin 2013.

Barameta me këtë kandidim synon të drejtojë selinë rozë Kavajës per nje mandat 4 vjecar.

Aktualisht ai mban postin e Drejtorit të Kabinetit në Bashkinë e Kavajës njihet si krau i djathtë i Kryetarit të Bashkisë, Redjan Krali.

Në listës e Kandidatëvë është edhe Klodian Shehi.

Aktualisht ai mban postin e Drejtorit të Drejtorisë së Shëndetit Publik në Kavajë dhe ka një karierë të gjatë politike në PS.

Ai është pjesë e strukturave drejtuese të partisë dhe pushtetit lokal që në vitin 2011.

Në partinë që ka më shumë ministre gra, listës së kandidatëve për kreun e PS në Kavajë nuk mund t’i mungonte një grua.

Marinela Aliaj është kandidatja e vetme femër në këtë garë.

Znj. Aliaj kërkon besimin e socialistëve për të qenë e para grua që i drejton në Kavajë./Kavaja.Net