Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla i është drejtuar ditën e sotme Prokurorisë së Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) për të depozituar prova të reja ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha në lidhje me privatizimin e kompleksit Partizani.
Balla deklaroi në dalje nga SPAK se ishte aty për të dorëzuar dokumentet ndërsa shtoi se SPAK ka ecur mjaft mirë me hetimin e kësaj çështje.
“Isha këtu për të vënë në dispozicion dokumentet. SPAK ka ecur mjaft mirë në hetimin e kësaj çështje. Kallëzimin tim e dini fare Mirë. Në krye është ai që ka qenë kryeministër në atë kohë dhe familjarë të tjerë që kanë përvetësuar një pronë. Ka plot elementë. Kuptova që punë ishte bërë”, u shpreh Balla.