Kryetari i Bashkisë së Kavajës Redjan Krali vazhdon takohet me banorët e lagjeve të qytetit për zgjedhjet e 25 Prillit.
Sot Kryebashkiaku ka zhvilluar një takim me banorët e lagjes Nr. 6 me të cilët ka biseduar rreth problemeve dhe shqetësimeve e zgjidhjes së tyre.
Nëpërmjet një publikimi në faqen zyrtare Krali njofton se mandati i tretë për Partinë Socialiste nuk është kërkesë por garanci për zhvillimin e ekonomisë, zgjedhjen e problemeve dhe përfundimin e punëve të nisura.
Mesazhi i z. Redjan Krali:
🌹Lagja nr.6 💪🏻
Puna, zhvillimi i ekonomisë, zgjidhjet konkrete për problematikat e komunitetit, janë kryefjala e bashkëbisedimeve tona të përditshme me qytetarët e thjeshtë. 📌Punojmë bashkë për të njejtin qëllim.
Mandati i tretë për Partinë Socialiste të Shqipërisë nuk është kërkesë, është #garanci.
#SkaKohëPërPushim
#PS3🌹