Presidenca ka publikuar pamjet e takimit mes kreut të ri të shtetit Bajram Begaj me ish presidentin Ilir Meta.
Para nisjes së ceremonisë zyrtare për dorëzimin e detyrës, Begaj është pritur nga Meta në hyrje të presidencës.
Më pas ky i fundit i ka treguar disa nga ambientet e institucionit që Begaj do të drejtojë për 5 vitet e ardhshme.
Ata kanë shtrënguar disa herë duart mjaft përzemërsisht ndërsa janë parë duke diskutuar me njëri tjetrin.