Takimi i Metës me Berishën, reagon PD: U diskutua dhe ra plotësisht dakord për zgjedhjet dhe protestat

Partia Demokratike ka dalë me një njoftim për mediat lidhur me takimin që ka pasur të martën Sali Berisha me kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Në njoftim thuhet se në takim u diskutua dhe u ra dakord “për bashkëpunimin, bashkërendimin dhe Aleancën e Partisë Demokratike me Partinë e Lirisë në zgjedhjet vendore, inisiativat parlamentare, në protestat popullore kundër pushtetit të Edi Ramës”.

“Sot në Selinë e Partisë Demokratike u zhvillua një takim mes Kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha dhe kryetarit të Partisë së Lirisë zotit Ilir Meta.

Në këtë takim morën pjesë Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike zoti Flamur Noka dhe kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë së Lirisë, Petrit Vasili.

Në takim u diskutua dhe u ra plotësisht dakord për bashkëpunimin, bashkërendimin dhe Aleancën e Partisë Demokratike me Partinë e Lirisë në zgjedhjet vendore, inisiativat parlamentare, në protestat popullore kundër pushtetit të Edi Ramës.

Takimi u karakterizua nga fryma e mirëkuptimit të plotë”, thuhet ne njoftimin e PD.