Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha do të vizitojë qytetin e Rrogozhinës.
Lajmin e ka bërë të ditur kreu i Degës së PD në Rrogozhinë Ferdinand Saraçi.
Përmes një mesazhi kandidati i PD në zgjedhjet për kryetar të Bashkisë Rrogozhinë thotë se kryedemokrati do jetë tek Selia e partisë në këtë qytet në orën 16:00.
Sipas axhendës së publikuar, Basha do shkojë derë më derë dhe zhvillojë takime me qytetarët për t’i ftuar të votojnë PD dhe të ardhmen.
Mesazhi i Ferdinand Saraçi:
Të dashur miq,
Nesër në orën 16:00 Kryetari i Partisë Demokratike Z. Lulzim Basha do të jetë në qytetin e Rrogozhinës. ✌️💙
Takimi bëhet pranë zyrës lokale të PD, më pas ecim sëbashku në rrugicat e qytetit. 🇦🇱
Ju ftoj të merrni pjesë! 🤗
#VotoPartiaDemokratike #votoferdinandsaraçi #6mars #nr1