Takim me banorët e lagjes nr.2, Kandidati i PS Ornaldo Rakipi: Qytetarët e Rrogozhinës na besojnë, bashkë edhe më 25 Prill për të ardhmen e vendit

Kandidati i PS në qarkun e Tiranës Ornaldo Rakipi ka zhvilluar sot një takim me banorët e lagjes nr.2 në Rrogozhinë ku kanë diskutuar mbi problemet dhe shqetësimet e tyre të përditshme.

Rakipi, që reditet i 30 në listë thotë se qytetarët po i mbështesin dhe kanë besim tek për vëmendje ndaj tyre. 

Ornaldo Rakipi tha se besimi i qytetarëve tek PS po rritet dhe do vazhdojë edhe pas 25 Prillit. 

Mesazhi në Facebook: 

📍Në Rrogozhinë, me banorë të Lagjjes nr.2, për të dëgjuar shqetësimet e tyre e për t’u dhënë premtimin se vëmendja dhe puna jonë do të jetë gjithmonë e orientuar nga ata. 

Besimi çdo ditë e në rritje i qytetarëve tanë, është treguesi më i mirë se jemi në rrugën e duhur, në rrugën e fitores! ✅ 

Bashkë drejt fitores! 🌹

#SkaKohëPërPushim

#ShqipëriaeArdhmjaJonë

#voto12_PartiaSocialiste 

#voto30_OrnaldoRakipi