Tabaku i përgjigjet Ramës: Propagandë! Pse bashkia blen 200 mijë euro ujë të pijshëm për punonjësit



Jorida Tabaku ka reaguar pas publikimit të videos që Kryeministri Edi Rama u shfaqi në Tik-Tok duke pirë ujë “Tirone”, për të treguar se uji i kryeqytetit është i pijshëm.


Por sipas Tabakut, kjo është thjesht një propagandë e Ramës. Deputetja demokrate ka publikuar edhe një dokument, që tregon se bashkia e Tiranës ble ujë 200 mijë euro në vit për stafin e bashkisë.

“Lodhet ER me propagandë, ja prish filmin EV! Kur qenka uji 24 orë në cdo familje tiranse pse Bashkia Tiranë ble 200,000 Euro ujë të pijshëm në vit për stafin e Bashkisë?”, shkruan Tabaku.

rama tabaku

dokumenti