Sylvinho publikon listën e Shqipërisë për Euro 2024! Shumë mungesa të rëndësishme nga Cikalleshi te Uzuni e Bare

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, ka bërë sot publike listën e emrave të futbollistëve që ka grumbulluar për fazën përgatitore të Euro 2024 dhe pjesëmarrjen në këtë aktivitet.

Ashtu siç pritej, lista është përbërë kryesisht nga emrat e futbollistëve që kanë marrë pjesë aktive në kualifikueset e Europianit dhe siguruan biletën e kuqezinjve për këtë turne prestigjioz.
dsfsddfsdfsfsdsdffds

Ajo që ka rënë në sy menjëherë në listën me 27 futbollistë është mungesa e emrave që kanë luajtur një rol gjatë kualifikuesve si Cikalleshi, Uzuni e Bare. Ndërkohë, emra të rinj në këtë listë janë portieri Simon SImoni dhe mesfushori Medon Berisha, ndërsa kthehet pas një kohe të gjatë Amir Abrashi.

PORTIERË: Etrit Berisha, Thomas Strakosha, Elhan Kastrati, Simon SImoni

MBROJTËS: Naser Aliji, Arlind Ajeti, Ivan Balliu, Berat Gjimshiti, Elseid Hysaj, Ardian Ismajli, Marash Kumbulla, Enea Mihaj, Mario Mitaj

MESFUSHORË: Amir Abrashi, Kristjan Asllani, Nedim Bajrami, Medon Berisha, Klaus Gjasula, Qazim Lacci, Ernest Mucci, Ylber Ramadani

SULMUES: Jasir Asani, Armando Broja, Mirlind Daku, Arbër Hoxha, Rei Manaj Manaj, Taulant Seferi.