Surpriza, moderatorja e njohur merr më shumë vota se Berisha

Moderatorja e njohur e “Wake Up”, Oriela Nebijaj ka surprizuar me rezultatin e arritur në njësinë numër 10 në kryeqytet.

Nebijaj, e cila kandidon e 18-ta në listën e PD-së për Tiranën, ka arritur që të lërë pas edhe figura historike, si ish-kryeministri Sali Berisha. Ajo ka marrë 469 vota, ndërsa Berisha vetëm 238 vota.

Në këtë njësi, për herë të parë në vend, u implementua votimi elektronik dhe përgjigja e votave rrjedhimisht u publikua më parë krahasuar me KZAZ e tjera të Tiranës.

Disa nga kandidatët që kanë marrë më shumë vota se të tjerët tek PD dhe PS në njësinë 10 në Tiranë:(Lexo me shume)

PD-AN

Lulzim Basha 492

Jorida Tabaku 286

Sali Berisha 238

Agron Shehaj 525

Oriela Nebiaj 469

Dashamir Shehi 355

Në total 4464

PS

Luljeta Bozo 195

Najada Çomo 67

Ogerta Manastirliu 281

Arben Ahmetaj 128

Etilda Gjonaj 103

Belinda Balluku 243

Etjen Xhafaj 272

Pandeli Majko 132

Mimi Kodheli 187

Fatmir Xhafaj 2795

Në total 5884