Ndriçim Kashami nuk do të jetë më traineri i ekipit Besa të Kavajës. Ky është lajmi i fundit në kampin verdhezi. Në vend të Kashamit është vendosur Artan Mërgjyshi.
Ndriçim Kashami është shkarkuar vetëm pas dy ndeshjeve në këtë kapionat dhe 1 ditë pas fitores së arritur kundër Pogradecit.
Eksperienca dhe përvoja e Kashamit si dhe rezultatet pozitive të arritura deri tani nuk kanë mjaftuar që drejtuesit e klubit ti besojnë vazhdimin e drejtimit të Besës.
Ky mund të konsiderohet një veprim surprizë dhe një hap pas i drejtuesve që ndryshojnë plane sapo ka nisur kampionati.
Së bashku me Faleminderit Besa i thotë Mirëupafshim Kashamit, ndërsa i ka uruar mirëseardhjen Artan Mërgjyshit.
Njoftimi i KS Besa:
“ZYRTARE
Ndricim Kashami ka mbyllur bashkepunimin me KS Besa Kavaje . Klubi e falenderon dhe i uron suksese ne vazhdim .
ARTAN MERGJYSHI do jete tekniku i ri i ekipit.
#WelcomeMERGJYSHI 💛🖤
#FaleminderitKASHAMI 💛🖤
#ForcaBesa 💛🖤”
/Kavaja.Net/