Nga Basir Çollaku
Kyçi qeveritar, ministror apo politikanit shqiptar 400 mijë euro, i paidentifikuar, njëlloj si 45 vjeçari fantazmë i dosjes së kokainës së “Xibrakës”. Kjo u bë e ditur nga përmbledhjet e dala në seancat e procesit gjyqsor të dosjes “Black Eagle”në Belgjikë, që ende vijon.
Por bëni kujdes shitësit i kanë vënë GPS, dhe është lehtësisht e verifikueshme se kush është mbajtësi i saj.
Po të kërkosh në internet faqet informative rreth kurioziteteve kozmetike, sheh surpriza interesante
Joe Biden presidenti amerikan, ka një orë dore me një kosto 14350 dollarë
Emanuel Macroni, presidenti francez, e ka orën e dorës me një vlerë 80 mijë euroshe, por më herët ai ka punuar drejtues në Bankën Rothschild.
Angela Merkel ish-kancelarja gjermane, mbante një orë me vlerë 65, 99 euro., kur ishte në detyrë.
Ivo Sanader, ish-kryeministri kroat, kishte 100 mijë euroshe dhe përfundoi në qeli nën akuzën e korrupsionit, hetim i nisur nga ky fakt.
Gruaja e presidentit turk, zonja Erdogan mban një orë, me çmim afër 30 mijë euro.
Chair Blair, këshilltare dhe avokate e qeverisë së Edi Ramës në shumë çështje, e ka orën me një çmim popullor rreth 300 stërlina.
Mbreti Britanisë së Madhe, Charles, mban një orë me vlerë 23 mijë euro
Presidenti rus Vladimir Putin ka një orë më që kushton 5140 euro.
Në 100 vjetorin e mbarimit të Luftës së Parë Botërore, Belgjika i ka dhuruar Macronit dhe Merkelit, nga një orë 400 euroshe.
Po në këtë ankand karshilleku, kryeson kyçi shqiptar në Këshillin e Ministrave. Nuk dihet ende kush është sheiku i pashpallur. A i ka pyetur Rama vartësit për këtët histori, të paktën ta kishte kërkuar orën për një xhiro. Por dihet shqeto, nëse e ka vënë një herë në dorë ai se lëshon më…Ndërkohë GPS vazhdon punën…
Kjo orë ka dhe histori e detaje të tjera, që do të dalin ne seancat e rradhes në Belgjike ku po zbardhet Shqiponja e zezë, Black Eagle, që po na nxin fytyrat…