Southampton luati dje me Manchester United në “Old Trafford” ku barazoi me shifrat 1-1. Sfida u luajt në 13:30 dhe vlen për javën e 25 në Premier League.
Në këtë duel, për Shenjtorët nga minuta e parë është edhe Armando Broja, që kërkon golin e shtatë në Premier League.
Në “Teatrin e Ëndrrave” dhe në sytë e botës, shqiptari 20 vjeçar ka mundësi të tregojë aftësitë e tij, sërish. Faktor tanimë në ekipin e tij, përballë Ronaldos qëndron sulmuesi i Kombëtares.
Formacionet zyrtare: Man United: De Gea, Maguire, Dalot, Shaw, Varane, Sancho, Pogba, Fernandes, Rashford, McTominay, Ronaldo.
Southampton: Forster, Walker-Peters, Bednarek, Salisu, Perraud, Romeu, Ward-Prowse, Armstrong, Elyounoussi, Broja, Adams.
54′ Broja merr topin nga rrethi i fushës, kundërshtari s’e ndal dot as duke e tërhequr nga fanella. Goditja e 20 vjeçarit nga jashtë zone detyron De Gean të kryejë një pritje të vështirë. Pranë golit Broja.