Sulmoi Berishën me grusht në protestën e 6 dhjetorit, burg për 31-vjeçarin Gert Shehu

Arrest me burg për Gert Shehun, 31-vjeçari i cili goditi me grusht Sali Berishën gjatë protestës së opozitës ditën e martë.

Kujtojmë se në protestën e 6 dhjetorit Shehu u afrua pranë kreut të PD duke e goditur atë me grusht, dhe duke i shkaktuar hematoma në fytyrë. Sipas PD sulmi është me qëllime politike dhe i orkestruar nga Edi Rama.