Në shenjë solidarizimi me qytetin e Vjenës ku si pasojë e një sulmi terrorist humbën jetën 4 qytetarë dhe 15 të tjerë u plagosën, godina e Bashkisë së Tiranës është ndriçuar me ngjyrat e flamurit austriak.
Përmes kësaj gjetje të veçantë, edhe Tirana ka shprehur mbështetjen ndaj dhimbjes së popullit të Austrisë pas tragjedisë së një dite më parë.
Tirana dhe Vjena këto 5 vitet e fundit kanë marrëdhënie të shkëlqyera duke intensifikuar bashkëpunimin në fusha të ndryshme.
“𝗙𝗿𝗼𝗺 #𝗧𝗶𝗿𝗮𝗻𝗮 𝘁𝗼 #𝗩𝗶𝗲𝗻𝗻𝗮 🇦🇱❤️🇦🇹
Dashuria ❤️ dhe bashkëpunimi 🤝 janë vlerat e vërteta njerëzore! Tirana solidarizohet me qytetin e Vjenës, duke veshur fasadën e bashkisë me ngjyrat e flamurit austriak🇦🇹. Sulmi i djeshëm terrorist ishte një akt i shëmtuar burracakësh – kurrë s’do ta përkulin të mirën🙏!”