Presidentja e Parlamentit Europian, Roberta Metsola ka reaguar për News24 dhe BalkanWeb në lidhje me sulmin e paligjshëm të institucioneve në Prestige Resort.
Ajo është shprehur se liria e shtypit është një nga principet bazë të Bashkimit Europian, ndërsa ka shtuar se presin që çdo vend aspirant për tu bërë pjesë e unionit, të përmbushë maksimalisht këto principe.
Zonja Metsola u ka bërë thirrje aktorëve përgjegjës që të marrin masa ndaj intimidimit të gazetarëve dhe përfaqësuesve të mediave.
“Liria e shtypit është një nga principet bazë të Bashkimit Europian, të cilët Parlamenti Europian i mbron fortë jashtë dhe brenda BE-së. Ne presim që çdo vend aspirant për tu anëtarësuar në Bashkimin Europian të përmbush maksimalisht këto principe. U bëjmë thirrje aktorëve përgjegjës të marrin masa kundër fjalimeve që nxitin urrejtjen, fushata shpifjesh, kërcënimet dhe intimidimet kundër gazetarëve dhe përfaqësuesve të medias”, tha ajo.