Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Gramsh, ku tre rusë tentuan të hyjnë në Uzinën e Përpunimit të Armëve duke plagosur dy ushtarët shqiptarë me lëndë kimike.
Gjatë dy ditëve të mëparshme shtetasit rusë kanë bërë fotografime të uzinës nga larg. Sipas tyre, rusët kanë bërë vëzhgim të imtësishëm më parë dhe ditën e sotme kanë tentuar të futen brenda, raporton korrespodenti i Panorama.al
Ndërkohë, burime bëjnë me dije se Shërbimi Informativ Shtetëror (SHISH) ka dyshime se shtetasit rusë dhe gruaja e ndaluar janë agjentë të shërbimeve sekrete ruse.