Gazetari Spartak Koka tha në emisionin “Opinion” se nëse publikohen të dhëna nga sistemi Memex, i bie që e gjithë organizata e Policisë së Shtetit të rrëzohet.
Duke e konsideruar tepër sensitiv informacionin në sistemin Memex, Koka tha se ata që cënohen mbi të gjithë janë informatorët dhe specialistët e policisë.
“Në rast se publikohet MEMEX, uroj që të mos publikohet dhe të mos ketë pasur qasje, i bie që e gjithë organizata e policisë për 25 vite punë kriminale të rrëzohet dhe gjithçka të bëhet publike. Dhe këtu të parët që do të cënohen janë informatorët, të dytët do të jenë specialistët e policisë të cilët të detyruar nga puna e përditshme operative që bëjnë kanë dhënë informacione dhe ne e dimë në jo pak raste kur edhe janë dekonspiruar informacionet brenda policisë ka patur përplasja, ka patur hakmarrje ndaj këtyre personave që i kanë dhënë”, tha Koka.