Deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka reaguar në rrjetet sociale pas deklaratave të Kryeministrit Edi Rama në Asamblenë e PS.
Lidhur me akuzat e Ramës për SPAK, Salianji ngre një pyetje në postimin e tij: “Kush e ka frikësuar KM aq sa të sterrojë dhe ti nxjerrë dhëmbët drejtësisë deri në kërcënimin me skualifikimin e SPAK?!”
Salianji bën apel drejtësisë se “duhet ti qëndrojë përballë presionit mafioz që kërkon ta intimidojë! Axhendën e drejtësisë nuk mund ta diktojë Rama dhe Partia Socialiste!”.
POSTIMI I PLOTE
Një Asamble Socialiste e organizuar për shown e Ramës në sulmin ndaj drejtësisë, SPAK dhe partnerëve!
Kush e ka frikësuar KM aq sa të sterrojë dhe ti nxjerrë dhëmbët drejtësisë deri në kërcënimin me skualifikimin e SPAK?!
Çdo strukturë e drejtësisë në Shqipëri ka detyrimin të kontrollojë dhe të nxjerrë para përgjegjësisë të korruptuarit, abuzuesit, shpërdoruesit e pushtetit që janë në pushtet, që qeverisin dhe që e kanë bërë Shqipërinë të nxijë në çdo raport ndërkombëtar!
Drejtësia duhet ti qëndrojë përballë presionit mafioz që kërkon ta intimidojë! Axhendën e drejtësisë nuk mund ta diktojë Rama dhe Partia Socialiste!