Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ka reaguar në lidhje me aksionin e paligjshëm të IKMT-së në “Prestige Resort”. Në një deklaratë për News 24, ajo tha se sot çdo gjë bëhet me urdhër të kryeministrit Edi Rama.
Zhupa shtoi se sistemi në drejtësi nuk është funksional për të dënuar zyrtarët e lartë por funksionon duke zbatuar urdhrat e kryeministrit Edi Rama. Ajo theksoi se me këtë ritëm shqiptarët do të ikin akoma më masivisht nga vendi dhe Shqipëria do të fillojë të mbushet me të huaj nga Bangladeshi.
“Blendi Klosi të tregojë a ishte i paligjshëm atëherë Prestiege Resort kur thoshte që është një vend magjik. Këta flasin dhe e mohojnë sy për sy. Po foli sulltani i madh atje të gjithë të tjerët janë në rresh për një dhe qëndrojnë si ushtarë pa ju dridhur qerpiku. Duhet një lloj reagimi nga të gjitha palët. Ky është karton i kuq për Shqipërinë. Është karton i kuq për standardet që duhet të arrijmë derisa të bëhemi shtet i BE. Edhe vetë BE është shumë i ndjeshëm te pjesa e lirisë së mediave.
E konceptojnë median si një pushtet të katërt që arrin të vërë në pah qytetarin me ato që i mungojnë gjatë qeverisjes. Ju e dini që kur pushtetin legjislativ e merr një maxhorancë, kanë kapur edhe një gjyqësor të paralizuar. Pavarësisht reformave nuk është funksional, për të dënuar zyrtarët e lartë. Nuk do ikin më shqiptarët ditën, do ikin edhe natën. Këtu do mbyllet me punëtorë nga Bangldadeshi. E pamë bisedën që bënte me një nga pronarët ku thoshte mos i mësoni shqip këtyre të huajve se pastaj fillojnë jo demokracia jo të drejtat”, tha Zhupa.
“Janë shumë të ndjeshëm të gjithë vendet e BE, sepse Shqipëria është në proces të integrimit europian por është e lidhur edhe me Ballkanin e Hapur. Në këtë vend nuk funksionon me ligj dhe rregulla, funksionon me urdhrat personale të Edi Ramës. Edhe gjatë pandemisë. Oraret viheshin kur dilte ai nga Surreli dhe zbatonte i gjithë shteti. Rama nxori foton e Balkanwebit dhe tha këtyre i duhet rënë.
Dhe shteti zbatoi urdhrin për të nisur shembjen e biznesit të ndershëm. Këta një linjë logjike. Nuk ndryshon. Jep një urdhër kryeministri. Ka një dëshirë kryeministri. Mjafton të zbatohet urdhri i kryeministrit autokrat. Sa i përket gjykatave, pushteti ekzekutiv shkel në mënyrë të hapur të drejtat e njeriut, dhe ata bëjnë gjithçka për të mos e gjykuar apo në fund për t’i dhënë të drejtë pushtetit”, deklaroi ajo.