Sulm me armë në Elbasan, plagoset një qytetar


Një sulm me armë ka ndodhur gjatë paradites së të mërkurës në Elbasan, ku një person ka qëlluar drejt një makine.

Nga mediat mësohet se shënjestra e atentatit ishte Ervis Çaushollit, i cili njihet ndryshe me pseudonimin ‘Korçari’. Nga ngjarja ka mbetur i plagosur një qytetar, identiteti i të cilit ende nuk dihet.

Ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarjeje.

Policia raporton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:50 ndërkohë që autori i atentatit është larguar menjëherë nga vendngjarja./exit