Deputeti demokrat Dashnor Sula, në përgjigje të deklaratës së Eduart Shalsit, deklaroi se është më mirë të jesh një grup rebel, se sa një grup me nuanca të një grupi të strukturuar kriminal, referuar grupit të PS.
Sula i ka bërë thirrje kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla që në tre mujorin e parë të vitit të ardhshëm, të ketë përfunduar raportimi i institucioneve të pavarura në Kuvend dhe të jetë miratuar rezoluta për secilën prej tyre, duke pasur parasysh që 2025 është edhe një vit zgjedhor.
“Kolegu i cili na përmendi që nuk di a jemi grup apo jo, më mirë them të jemi grup normal apo rebel se sa një grup me nuanca të një grupi të strukturuar kriminal.
Edhe seanca e sotme si dy të tjerat para saj, ka tendencë të zgjasë deri në orët e para të mëngjesit. Kemi 25 institucione të pavarura që raportojnë në Parlament.
Të paktën të kemi parasysh për vitin tjetër, që është vit zgjedhor, nëse do trajtohet Kuvendi si një ndërmarrje e do vijojë praktika që në korrik të viti tjetër të raportojnë në Kuvend, ngelet që institucionet e pavarura të jenë pa raportuar e pa rezoluta.
Tre mujori i parë i 2025 këto institucione të raportojnë e t’u miratohet rezoluta”, tha ai.